Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Norës, një tjetër pjesëtare e familjes në “Dance with me”

Pas Norës, një tjetër pjesëtare e familjes në  “Dance with me”
October 18
16:22 2016

Nora Istrefi ka postuar një video shumë interesante të vajzës së saj, Renee, në Snapchat.

Mbrëmjen e djeshme, Nora ka qenë duke ndjekur spektaklin “Dance with me”, nga i cili duket se është frymëzuar edhe vogëlushja e saj.  Renee ka filluar të kërcejë dhe duket shumë entuziaste, ndërsa këngëtarja duke qeshur i ka bërë një video në të cilën shkruan: “Balerina ime, inspirim nga “Dance with me””.

Këngëtarja gjithmonë ka thënë se i pëlqen shumë kërcimi dhe rikujtojmë se ka qenë pjesë e këtij spektakli përpara lindjes së Renee.

Tani mund të themi se vogëlushja e ka trashëguar nga nëna e saj pasionin për kërcimin./Blitz.al/

Shperndaje