Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Noizyt, është radha e Ledrit për të “ndërkombëtarizuar” projektet, bashkëpunon me dy këngëtarët gjermanë

Pas Noizyt, është radha e Ledrit për të “ndërkombëtarizuar” projektet, bashkëpunon me dy këngëtarët gjermanë
October 04
14:00 2018

Kur paralajmërohet një projekt i ri nga Ledri Vula, pritshmëritë janë gjithnjë të mëdha tashmë, pasi prej tij jemi mësuar “keq”, me këngë gjithmonë të suksesshme.

Reperi pati një verë mjaft të ngarkuar me koncerte dhe duket se ka ardhur koha për publikimin e projektit të radhës. Bëhet fjalë për diçka ndryshe sepse Ledri do të vijë me një bashkëpunim me dy këngëtarë të njohur gjermanë, Eaz dhe Xen.

Ka qenë vetë ai që ka njoftuar në Instagramin e tij për këngën e re, e cila do të quhet “Nasty Girl”. Dyshja Eaz dhe Xen janë mjaft të famshëm në shtetin gjerman, sidomos pas hitit të tyre “Ale”.

Ata nuk kanë dhënë një datë fikse për publikimin e këngës, gjithsesi ne mezi po e presim. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Komento
Shperndaje