Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas një flirti me Brad, aktorja tenton të takojë Angelinën por ajo ja pret shkurt: “E di shumë mirë se kush je!”

Pas një flirti me Brad, aktorja tenton të takojë Angelinën por ajo ja pret shkurt: “E di shumë mirë se kush je!”
November 18
15:53 2017

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë ndarë rreth një vit më parë. Pitt është përfolur gjatë muajve për flirte dhe lidhje të ndryshme të cilat padiskutim shënim i ka mbajtur Angelina.

Këtë gjë e kuptuam pikërisht tani pas një përballje që aktorja pati me një nga pretendente e mundshme me të cilat mediat “e kanë lidhur” Brad-in këto kohë. Bëhet fjalë për Margot Robbie e cila thuhet se ka përjetuar dicka me ish-bashkëshortin e Angelinës. Dy vajzat patën një përballje në “Hollywood Film Awards” pak ditë më parë. Ndërkohë që Margot ka dashur të prezantohet dhe njihet me Angelinën nga afër gjatë këtij takimi, Angelina ia ka prerë shumë shkurt.

“Unë e di kush je!”,- i ka thënë aktorja sipas një burimi për In Touch.

Kjo gjë thuhet se e ka tronditur aktoren australiane dhe mendohet se kjo sjellje e Angelinës ka qenë pasojë e xhelozisë.  Thashethemet thonë se madje Jolie është përpjekur ta bëjë Brad-in që të mos luajë në të njëjtin film me Margot.  Pati një moment që të gjithë menduan se Brad dhe Margot mund të kishin një romancë edhe pse kjo gjë nuk ndodhi, ose të paktën kështu dihet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje