Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas një femre të famshme fshihet një mashkull mashtrues

Pas një femre të famshme fshihet një mashkull mashtrues
October 20
19:47 2016

Mashtrimi është shkaktar i shumë ndarjeve në jetën e përditshme por edhe mes yjeve të Hollywood-it.

Kur një çift i famshëm ndahet pas 6 javësh, muajsh apo vitesh të gjithë pyesin: Pse u ndanë? Mashtrimi jo gjithmonë është një faktor. Por zakonisht pas një ndarjeje ka shumë thashetheme dhe mashtrime nga pas.

Shpesh nuk ka prova të dukshme dhe kurrë nuk do të ketë asnjë provë, vetëm spekulime të cilat bëhen nga njerëz anonimë dhe dëshmitarë okularë mashtrues. Zakonisht janë meshkujt ata që mashtrojnë dhe janë vajzat ato që vuajnë pasojat.

Më poshtë do të shihni disa prej yjeve të Hollywood-it që janë ndarë për shkak të mashtrimeve dhe tradhtive nga meshkujt.

g1

Gwen Stefani

Gwen Stefani fillimisht i ka premtuar “New York Times” se do ta tregonte historinë e martesës së saj 12-vjeçare me Gavin Rossdale. Disa muaj më vonë, Gwen Stefani tregoi për “Cosmopolitan”  se ka kaluar muaj torturash pasi zbuloi për tradëtinë e bashkëshortit me dadon.

Domethënë, Rossdale mashtroi Stefani-n pavarësisht se ata i kanë mohuar akuzat për mashtrimin dhe tradhtinë me dadon.

g2

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Casper u ndanë për shkak të tradhtisë së tij. Disa burime thanë se Casper e mashtroi pasi këngëtarja ia kishte falur një herë tradhtinë dhe ai e përsëriti. Gjithsesi J.Lo nuk ka dashur të flasë për këtë temë.

g3

Beyonce

Pati shumë thashetheme për çiftin Beyonce dhe Jay Z pas publikimit të albumit “Lemonade”.  Albumi dukej si një autobiografi dhe Beyonce kishte shprehur ndjenjat e saj në lidhje me mashtrimet e Jay Z.

Por edhe pas kësaj çifti vazhdon të jetë bashkë.

g4

Hugh Grant

Hugh Grant u arrestua pasi u kap me një prostitutë. Ai më pas kërkoi falje në një show, por pas kësaj tradhtie qëndronte e dashura e tij Elizabeth Hurley.

g5

Halle Berry

Halle Berry u nda nga bashkëshorti i saj Eric Benet pas tradhtisë së tij. Më pas ai tha se Halle zgjodhi çështjet e saj, madje ajo ishte si “Titaniku që shkonte drejt fundosjes”. Por pavarësisht fjalëve dhe mashtrimeve ai iu lut për t’u kthyer përsëri.

g6

Tiger Woodsfelt

Tiger Woodsfelt u akuzua për tradhti dhe u divorcua nga bashkëshortja e tij. Më pas ai kërkoi falje që kishte lënë familjen pas dore./Blitz.al/

Komento
Shperndaje