Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas “New Rules”, Dua Lipa jep këshillat e radhës: Vajza, mos e çani më kokën për ish-in!

Pas “New Rules”, Dua Lipa jep këshillat e radhës: Vajza, mos e çani më kokën për ish-in!
January 12
16:39 2018

Dua Lipa është kthyer në “guru” të lidhjeve sentimentale dhe po e bën këtë me anë të muzikës së saj. Me këngën “New Rules” që ktheu 2017-ën, në vitin e saj më të mirë, këngëtarja me origjinë shqiptare i këshillonte vajzat që të vendosnin rregulla të reja në mënyrë që të nisnin lidhje të shëndetshme.

Ndërkohë që ajo sapo ka lançuar klipin e saj më të ri, me titull “I don’t give a fuck (IDGF)” që ndryshe përkthehet, “As nuk ma ndjen”.

Në këngën e re Dua tregon se si vajzat duhet të ecin përpara e të mos mendojnë shumë për të shkuarën sepse s’ja vlen.

Klipi është i një realizimi shumë të mirë ku gjithë kohës Dua del dy herë njëherazi në ekran sikur të kishte një motër binjake, efekt ky që me shumë mundësi do i rrisë edhe klikimet këngës për të cilën ajo ka punuar gjatë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje