Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes, Zaimina në një lidhje të re me këngëtarin?

Pas ndarjes, Zaimina në një lidhje të re me këngëtarin?
November 08
00:15 2016

Artjola Toska dhe Bruno kanë prezantuar këngën e tyre konkurrente në festivalin “Kënga Magjike” ditën e diel e duket se ky bashkëpunim është pëlqyer që në momentet e para.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë shpërndarë këngën në rrjete sociale, jo vetëm fansa por edhe  personazhe të njohur të ekranit. Zaimina Vasjari ka qenë një prej tyre, e cila është zgjuar ndryshe sot duke postuar në InstaStory një foto të saj me mbishkrimin “Mirmëngjes dashni!”, njësoj si titulli i këngës së Brunos, si edhe një video në Instagram nga performanca e tyre. Në foto Zaimina shfaqet seksi dhe provokuese. Më herët, Blitz.al shkroi se ndoshta Zaimina e kishte pëlqyer shumë këngën aq sa t’i përcillte një mesazh, përmes këtij togfjalëshi, një personi të afërt për të. Nuk ka vonuar shumë dhe këngëtari Bruno postoi në faqen e tij në Instagram artikullin “Kujt i thotë “Mirmëngjes dashni” Zaimina”.

E gjithë kjo “bisedë” me ikona me zemra dhe me dashuri, na bën të mendojmë se ndoshta ka diçka mes dy këngëtarëve. Zaimina sapo i ka dhënë fund një marrëdhënieje të gjatë dhe nëse mes saj dhe Brunos ka diçka më tepër sesa miqësi do të ishin vërtet çift i këndshëm. Ndoshta Bruno dhe Zaimina po i thonë mirëmëngjes njëri-tjetrit!/Blitz.al/

whatsapp-image-2016-11-07-at-16-22-06

bruno3

zzzzzzzz

Komento
Shperndaje