Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes vjen dasma për Tunën

April 02
21:22 2016

Gjatë ditëve të fundit, Tuna Sejdi është përfolur për ndarjen nga i dashuri i saj, Cozman, pas deklaratës së bujshme të reperit Noizy që pranoi se ka fjetur me të.
Edhe pse sapo ka lënë pas një histori të gjatë, Tuna shfaqet në rrjetet sociale shumë në formë.
Këngëtarja ka hedhur në Instagram një foto në dasmën e kushëririt të saj. Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim,  këtë herë nuk ka qenë Cozman si shoqërues.

Shoqëruesi i Tunës është babai i saj. Në foton në Instagram ajo ka shkruar: “Shoqëruesi im për sonte”.
Ajo duket shumë e lumtur në krahët e të atit… epo, si çdo vajzë fundja!

tuna

Komento
Etiketimet
Shperndaje