Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas ndarjes nga Nora, Roberti në krahët e një vajze tjetër?

Pas ndarjes nga Nora, Roberti në krahët e një vajze tjetër?
September 11
10:15 2019

Padyshim që ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit është një prej ngjarjeve më të komentuara të kësaj vere. Siç mund ta leni lexuar, lajmin e dha vetë Roberti me anë të një postimi në Instagram pak javë më parë, i cili tani është i fshirë por sigurisht ju mund ta lexoni këtu.

Dhe çfarë të bësh pas dhënies fund të martesës? Epo mesa duket duhet të bësh pushime. Fillimisht ishte Nora e cila zgjodhi të shkëputej disa ditë nga koncertet dhe showbizi i rrëmujshëm, duke shijuar një udhëtim së bashku me vajzën Renee dhe nënën e saj. Të njejtën gjë mesa duket ka zgejdhur të bëjë dhe Roberti, por nëse pushimet e ish-partneres së tij ishin familjare, ai ka zgjedhur t’i bëjë romantike.

Ose të paktën kështu raporton Prive.al, të cilët kanë publikaur këto foto:

Ku qartësisht Roberti shfaqet me një vajzë brune, identiteti i së cilës ende nuk dihet por që thuhet se është e dashura e re e këngëtarit. Megjithatë, pa një konfirmimi nga ai, duke marrë parasysh sa i hapur është Roberti me portalet dhe që lajmet për veten zakonisht i publikon vetë, nuk mund të themi asgjë me siguri. Ajo që është e sigurtë është se ata ndodhen në një resort pushimesh në Turqi, ku përveçse në shoqërinë e njëri-tjetrit janë dhe në shoqërinë e këngëtares Big Mama.

/Blitz.al/

Share