Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes nga Liam Payne, këngëtarja e njohur thotë që nuk do të lidhet më kurrë

Pas ndarjes nga Liam Payne, këngëtarja e njohur thotë që nuk do të lidhet më kurrë
November 09
20:18 2018

Ky në fakt është premtimi klasik i çdo vajze të sapo ndarë nga i dashuri, dhe Cheryl Cole nuk bën përjashtim.

Këngëtarja e njohur ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur ndër të tjera edhe për periudhën “post ndarje” me yllin e “One Direction”.

Cheryl ka treguar se nuk  ka ndërmend të lidhet më kurrë.

“Përfundimisht e di se cfarë dua dhe cfarë jo. Nuk më intereson nëse është e drejtë apo e gabuar, unë kështu ndihem. Nuk jam fare e përfshirë në aspektin romantik. Ajo pjesë e jetës thjesht ka ndaluar. Nuk do të ndodhë më, ka marrë fund”- është shprehur këngëtarja e hitit “Parachute”.

Kujtojmë që ish-çifti u njohën gjatë spektaklit “X Factor”, ku 35-vjeçarja ishte në juri asokohë, ndërsa Payne ishte konkurent.

Ato bashkëjetuan për shumë kohë dhe u bënë prindër të një djali, deri në korrik të këtij viti ku i dhanë fund raportit të tyre.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje