Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus fotografohet duke u puthur me një vajzë

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus fotografohet duke u puthur me një vajzë
August 12
10:13 2019

Me siguri e keni lexuar lajmin që Miley Cyrus dhe Laim Hemsworth i dhanë fund martesës së tyre, që fatkeqësisht zgjati vetëm 8 muaj. Nëse jo, të gjitha detajet mund ti lexoni këtu.

Por ndërkohë që nga Liam dhe menaxherët e tij nuk ka asnjë koment për mediat, madje ai as nuk është parë në publik që nga konfirmimi i lajmit të ndarjes, Miley e ka bërë të qartë që nuk po e vuan shumë dhënien fund të lidhjes.

Ajo nuk ka nguruar të postojë disa foto në profilin e Instagramit, nga pushimet që po bën në Itali, ku në fakt duket se po kalon shumë mirë. Madje ajo shkruajti dhe diçka në lidhje me situatën ku gjendet, gjithmonë sipas mënyrës së saj, ku ndër të tjera tha se evolucioni nuk duhet luftuar dhe se ndryshimi është i paevitueshëm.

Pra dhe ndarja nga Liam dhe ndryshimet në jetën e saj ishin të paevitueshme.

Megjithatë, përtej metaforeve, vetëm disa orë pasi ndarja u konfirmua zyrtarisht, ajo u pa duke u puthur me një vajzë. Bëhet fjalë për Kaitlyn Carter, ish-të dashurën e Brody Jenner. Kaitlyn është duke shoqëruar Miley-n në pushimet e saj në Itali, madje po e ndihmon atë që ta kalojë ndarjen sa më lehtë.

Këto foto të shpërndara nga “Entertaiment Weekly” tregojnë vajzat shumë të afërta me njëra-tjetrën, duke qeshur e duke u puthur.

 

Sigurisht që ne nuk jemi aq të nxituar sa të themi që Miley është ndarë nga Hemsworth, për një vajzë, megjithatë duke njohur artisten e “Wrecking Ball” mund ta konsiderojmë si mundësi. Por me shumë gjasë, janë thjesht duke u argëtuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje