Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes nga Dougie Poyntet, Ellie Goulding pushon në Miami

April 29
13:56 2016

...

...
Picture 1 of 6

Ellie Goulding ka treguar format e saj me bikini në një plazh në Miami.

Pas ndarjes nga Dougie Poyntet,  ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit 2016 në turneun botëror. Por Ellie dukej e qetë gjatë pushimeve në Miami, ku  dukej shumë joshëse me bikini. Këngëtarja ka treguar se është marrë me ushtrime dhe boks kohët e fundit, por përsëri është shumë e vështirë për të mbajtur trupin në formë. Por kjo gjë nuk e ka penguar për t’u ekspozuar.

Goulding ka thënë: “Jam duke bërë disa ushtrime për të hequr barkun e shkaktuar nga alkooli. Bëj boks në mënyrë intensive dhe kjo më shkakton shumë vuajtje të nesërmen”.

Ellie ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë vetes të saj pasi pjesën e parë të vitit 2016 ka qenë shumë e angazhuar me koncerte. Madje ajo ka vendosur të heqë dorë nga turneu vitin e ardhshëm, sepse dëshiron të bëjë pak pushim. Këngëtarja do të qëndrojë për pak kohë larg vëmendjes të medias pasi ka kaluar kohë të vështira.

Komento
Etiketimet
Shperndaje