Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Cardi B ndan për herë të parë me ndjekësit portretin e vajzës

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Cardi B ndan për herë të parë me ndjekësit portretin e vajzës
December 06
10:04 2018

Lajmi i dhënë vetë nga reperja Cardi B, për ndarjen nga bashkëshorti Offset vetëm 1 vit pas martesës, surprizoi fansat e saj dhe të gjithë mediat e showbiz-it. Kjo për arsye sepse në çdo dalje publike apo qoftë dhe foto në rrjetet sociale ata dukeshin shumë mirë në krah të njëri tjetrit.

 

View this post on Instagram

 

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Megjithatë pas videos ku jepte lajmin për ndarjen në Instagram, nuk ka pasur asnjë reagim tjetër as nga reperja e hitit “Taki Taki”, as nga babi i vajzës së saj. I vemti reagim i Cardi-t është postimi po në Instagram, për herë të parë që nga lindja i portretit të vajzës së saj Kulture.

 

View this post on Instagram

 

My heart ❤️

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

“Zemra ime”-ka shkruar këngëtarja bashkangjitur me foton, si për të treguar që e vetmja dashuri në jetën e saj tani është pikërisht vajza.

Kujtojmë që mosshfaqja e vajzës së saj është bërë shumë herë temë diskutimi mes Cardit dhe ndjekësve apo gazetareve, me reperen që ka thënë në atë kohë se nuk do ta ndajë ende me botën gjënë e saj më të shtrenjtë dhe se është shumë e vogël për ta prezantuar me të keqen që ndodhet rreth e rrotull. Gjithashtu disa komente për mënyrën e gabuar se si ajo po kujdesej për vajzën ishin dhe “molla e sherrit” mes Cardi-t dhe Nicki Minaj para disa javësh.

Por koha që ne të njiheshim me Kulture erdhi pikërisht tani dhe besojmë se do e shohim shumë shpesh duke marrë parasysh sa aktive është Cardi në rrjetet sociale. Është ende herët gjithsesi që ta kuptojmë i ngjan më shumë mamit apo babit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje