Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt në një lidhje me Princeshën e Monacos?

Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt në një lidhje me Princeshën e Monacos?
November 13
11:24 2017

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund marrëdhënies 12-vjeçare në shtator të vitit 2016. Derimë tani është aluduar për partnerë të ndryshëm me të cilët ata mund të shoqëroheshin, por asgjë konkrete nuk ka dalë “në shesh”.

Brad Pitt aktualisht është duke xhiruar trillerin fantastiko-shkencor “Ad Astra” dhe raportohet se është duke u shoqëruar me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi.

Thuhet se Brad dhe Charlotte kanë rreth një muaj që dalin bashkë, pasi janë njohur nga një mik i përbashkët. Ata e kanë fshehur romancën e tyre, por janë parë në një muze Arti në Los Angeles, ku dukeshin shumë të lumtur e të pandarë.

Duket se Charlotte e ka ndihmuar Brad të kalojë krizën që pësoi pas ndarjes nga Angelina.

Charlote Casiraghi ka pasur një marrëdhënie serioze me komedianin Gad Elmaleh, me të cilin ka edhe një djalë 4-vjeçar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje