Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas muajt të mjaltit, Jonida Vokshi bëri të njejtën gjë si ditën pas dasmës

Pas muajt të mjaltit, Jonida Vokshi bëri të njejtën gjë si ditën pas dasmës
October 04
09:16 2019

Nëse keni jetuar poshtë një guri ose keni qenë në një unives paralel këto kohë, me siguri do e keni humbur faktin që Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u martuan në datën 14 shtator. Përndryshe jo vetem që e dini, por e keni ndjekur në Instagram, në mediat rozë, si dhe keni parë çdo foto e video që çifti ka hedhur në rrjetet sociale.

Dhe sigurisht siç e do zakoni, Jonida dhe Besniku pas ceremonisë u nisën për muajin e mjaltit, por jo menjëherë, sepse gjëja e parë fare që aktorja bëri pas dasmës ishte të mblidhte e të festonte me mikeshat më të ngushta. Gjithsesi, muaji i mjaltiti mbaroi, ja ku e keni një foto të Jonidës si rrallë herë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Çifti u kthye dhe këto ditë kanë qenë të zënë duke promovuar filmin “Open Door”, ku Jonida është aktore dhe Besniku producent, projekt ky i suksesshëm. Megjithatë sapo ka gjetur mundësinë, ish-moderatorja e Digitalb ka bërë të njejtën gjë që bëri dhe ditën e parë si nuse, mblodhi mikeshat e saj. Në këtë foto të siguruar nga “Revista Who” mund ta shihni Vokshin mes shoqeve të ngushta.

Mesa duket kjo është një traditë e saj, që pas çdo eventi të rëndësishëm që i ndodh në jetë, ose thjesht kur lodhet, mbledh mikeshat më të afërta dhe me thënë të drejtën është një ritual që duhet ta ndjekim të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje