Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Mozzik vjen (sërish) reagimi i menaxherit të On Records: “Na u lutët te dera për t’ju marrë! Kush luan këngët e juaja do përfundojë në gjykatë!”

Pas Mozzik vjen (sërish) reagimi i menaxherit të On Records: “Na u lutët te dera për t’ju marrë! Kush luan këngët e juaja do përfundojë në gjykatë!”
January 10
16:55 2018

 

Ditën e sotme, lajmi më i bujshëm në mediat shqiptare është ai i largimit të dy reperave të njohur, Mozzik dhe Getinjo nga labeli On Records, i menaxhuar nga Mehmet Elshani.

Lajmi u bë i ditur nga Getinjo, ndërkohë që menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Elshanit, i cili ka treguar se largimi ka ardhur për faj të dy vëllezërve e ka qenë i njëanshëm.

Pas deklaratës së Metit, Mozzik shkroi një status të gjatë, ku sqaronte arsyet që çuan në largimin nga labeli. Sipas Mozzik-it, label-i kishte nënvlerësuar dhe përfituar nga puna e dy reperave dhe për këtë është ndërmarrë vendimi për largim nga ky label.

Menaxheri i On Records nuk është mjaftuar me aq, por ka sulmuar sërish dy reperat me një status në Facebook, ku shkruan mbi të gjitha se kushdo që luan muzikën e dy reperave do të përballet me labelin në gjykatë sepse On Records gëzon të gjitha të drejtat e krijimtarisë së Mozzik dhe Getinjo.

“Gjersa talentin e keni të lindur, pse erdhët te ne dhe nënshkruat një kontratë, të cilën e keni lexuar dhe e keni nënshkruar me vullnet të lirë. Pasi fituat emër në kurriz të punës sonë, nuk po përmbaheni dot?”, – shkruan Meti. “Pse nuk u bëtë talenta po erdhët te ne duke na u lutur te dera me dhjetra herë?”

“Njoftojmë opinionin e gjerë se ligjërisht ara nuk janë larguar nga On Records pasi kanë një kontratë profesionale me ne dhe mbajmë të drejtat e çdo projekti dhe imazhi të tyre. Lançimi në rrjetet radiotelevizive, clube apo evente të tjera pa lejen tonë do të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë”, – përfundon Meti. /Blitz.al/

Shperndaje