Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas largimit të Mozzik dhe Getinjo nga “On Records”, reagon menaxheri i labelit: “Do të përballen në gjyq me kontratën!”

Pas largimit të Mozzik dhe Getinjo nga “On Records”, reagon menaxheri i labelit: “Do të përballen në gjyq me kontratën!”
January 10
13:48 2018

Menjëherë pas largimit të Mozzik dhe Getinjos nga labeli “On records”, ka reaguar menaxheri i këtij labeli, Met Elshani.

Sipas tij, ky largim ka qenë i menjëhershëm dhe nuk ka pasur asnjë arsye, por gjithsesi reperët do të përballen me labelin në gjyq.

“Arsye nuk ka, largimi ka qenë i njëanshëm. Ne kemi një superkontratë me ata të noterizuar, me të cilën do të përballen dhe do ta ndjenjë fuqinë e ligjit. Definitivisht, artistët që veprojnë në këtë mënyrë vetëm për interesat e tyre do ta kuptojnë që nuk bëhet hajgare me njerëz që investojnë me qindra e mijëra euro për ta dhe pastaj kur të bëhen të famshëm, bëjnë ca lek e largohen!” – ka thënë Met Elshani për “Indeksonline”.

Më tej, Meti ka shtuar se vetë Getinjo dhe Mozzik nuk janë në dijeni të përmbajtjes së kontratës e detyrimeve ligjore. Ai ka shtuar:

“Do të përballen me gjyq me një superkontratë që e kemi të nënshkruar me ta. Ndoshta edhe ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë përmban ajo kontratë. Ne i kemi të gjitha të drejtat për ata, shfrytëzimi i imazhit për këta dy persona është i pamundur nga dikush tjetër”.

E sa për fshirjen e këngëve të tyre nga Youtube, Elshani ka treguar se ata nuk kanë financuar asnjë cent për projektet e tyre, kështu që ato janë pronë e “On Records” dhe jo të Mozzik e Getinjos. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje