Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas largimit nga “Portokalli”, Bes Kallaku dhe Erion Isai zgjodhën Tv Klan! Ja ku do t’i shihni së shpejti 

Pas largimit nga “Portokalli”, Bes Kallaku dhe Erion Isai zgjodhën Tv Klan! Ja ku do t’i shihni së shpejti 
October 08
14:41 2017

Ka bërë mjaft bujë largimi i dy prej aktorëve më të mirë të emisionit humoristik ‘Portokalli’, Bes Kallaku dhe Erion Isai. U fol shumë në media lidhur me ndonjë destinacion të mundshëm televiziv të djemëve por duket se të gjitha kanë qenë thjesht aludime pasi të dy do të shfaqen krah Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike” të këtij viti.

Siç është bërë traditë tashmë, Gjebrea zgjedh edhe prezantues të tjerë për ta shoqëruar atë në 3 netët e mëdha në Pallatin e Kongreseve.

Duke qenë se Besi dhe Erioni janë dy djemë mjaft gazmorë dhe që publikui do shumë, është e sigurtë se do të jetë një sukses i vërtetë.

“Këtë vit së bashku me Erion Isai do të jemi bashkëprezantues të Kënga Magjike, do kemi edhe Ardit Gjebrean se s’kishim si të bënim ndryshe” – ka shkruar Besi në Instagram duke i lënë ndjekësve të tij të kuptojnë se ky është projekti i tij më i ri televiziv. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje