Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Avicii-t, reagon Rita Ora: Jam e shkatërruar!

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Avicii-t, reagon Rita Ora: Jam e shkatërruar!
April 20
21:02 2018

Mbrëmjen e sotme muzika botërore është tronditur nga lajmi i vdekjes së DJ të njohur Avicii. Ai është gjetur i pajetë nga të afërmit teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Avicii ishte një nga emrat më të famshëm të muzikës elektronike dhe ka bashkëpunuar me shumë emra të suksesshëm të muzikës botërore. Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Avicii dhe Rita kanë punuar bashkë për këngën “Lonely Together” një këngë e cila u klthye menjëherë në hit që pas publikimit. Në një status në nderim të bashkëpunëtorit të saj Rita u ka shprehur ngushëllimet familjarëve e ka treguar se ky lajm e ka prekur shumë.

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa e bukur ishte koha kur përgatisnim bashkëpunimin “Lonely Together”,  më duket sikur kemi biseduar dje. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar, zemërthyer”,-ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje