Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lajmit se do të prezantojë “Kënga Magjike”, Klaudia Pepa shpreh emocionet: “Ëndërroja që një ditë…”

Pas lajmit se do të prezantojë “Kënga Magjike”, Klaudia Pepa shpreh emocionet: “Ëndërroja që një ditë…”
November 08
10:03 2018

Këtë vit “Kënga Magjike” feston 20-vjetorin e saj dhe sigurisht, çdo gjë po përgatitet me detaje. Të dielën ka qenë Ardit Gjebrea i cili na zbuloi se përveç Bora Zemanit bashkë me të, në prezantim do të jetë edhe balerina e njohur Klaudia Pepa.

Ka qenë Klaudia e cila në një lidhje direkte me studion tregoi se ajo nuk do të vijë e vetme këtë herë por  së bashku me 12 balerinë profesionistë të  gjigandit “Mediaset”

Por për herë të parë ajo ka treguar ditën e djeshme me anë të një postimi në “Facebook” se si ndihet për këtë arritje të sajën dhe është shprehur se e ka pasur ëndërr që një ditë të ishte prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohë.

“Përshëndetje miq. Si ju duket lajmi i festivalit “Kënga Magjike”? Kënga Magjike ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur e jetës sime, kam marrë pjesë shpesh si balerinë dhe ëndërroja që një ditë të isha prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohe dhe ja…Faleminderit stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes sime që beson gjithmonë tek unë! E lumtur që do jem afër jush. Mezi pres”.- shkruan Klaudia.

Tashmë ëndrra e saj është bërë realitet dhe të gjithë mezi presim ta shohim Klaudian të shkëlqejë në Pallatin e Kongreseve.

Komento
Shperndaje