Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lajmit për mbylljen e “Top Show” reagon Alban Dudushi: “15 vjet në Top Channel, unë jam në shtëpinë time”

Pas lajmit për mbylljen e “Top Show” reagon Alban Dudushi: “15 vjet në Top Channel, unë jam në shtëpinë time”
June 25
11:54 2016

Paraditen e sotme është përhapur me shpejtësi lajmi nëpër rrjete sociale dhe portale online se emisionet “Top Show” dhe “E diell”, të transmetuara në “Top Channel”, nuk do të vijnë më në ekranin e televizorit në sezonin e ri që pritet të nisë në shtator.

Megjithatë, edhe pse ky lajm bëri bujë, më së shumti sepse të dy programet kanë vite që transmetohen në “Top Channel” dhe kanë krijuar tashmë një vend të rëndësishëm në programacion, si dhe kanë një audiencë të stabilizuar prej vitesh, nuk pati asnjë prononcim të organizatorëve apo drejtuesve të vetë këtyre emisioneve.

Duket se heshtjen e ka thyer moderatori i “Top Show”, Alban Dudushi, i cili, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar për të gjithë ndjekësit se këto fjalë nuk janë aspak të vërteta. “15 vjet në Top Channel, unë jam në shtëpinë time”, – e ka nisur rrëfimin e tij Dudushi, ndërkohë që ka vazhduar më tej: “Llafet e përhapura nëpër portale për “Top Show”, “Portokalli”, “E diell” janë pa asnjë bazë dhe në vazhdën e një fushate dashakeqe ndaj Top Channel. Pavarësisht fjalëve të përhapura nga persona që nuk na e duan të mirën, stafet e këtyre programeve, në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të televizionit, janë të përkushtuar për të sjellë më të mirën në sezonin e ri”, – ka përfunduar fjalën Alban Dudushi, duke qetësuar kështu të gjithë se programet do të kenë vazhdimësi edhe në sezonin e ardhshëm.

 

 

Komento
Shperndaje