Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lajmeve për ndarjen nga Loredana, “reagon” Mozzik

Pas lajmeve për ndarjen nga Loredana, “reagon” Mozzik
September 12
09:14 2019

E kemi vendosur reagon në thonjëza sepse reperi nuk ka folur për këtë çeshtje apo ka postuar diçka specifikisht në rrjetet sociale për këtë gjë, megjithatë do mund të shihni më poshtë për çfarë bëhet fjalë.

Prej disa javësh tashmë Loredana dhe Mozzik janë duke u përfolur për sa paku probleme në çift, e madje dhe ndarje. I gjithë supozimi është i bazuar në faktin se ata të dy nuk po shfaqeshin më përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale si më parë, as në foto, as në video, as së bashku me vajzën e tyre dhe gjithashtu, si rrallë ndonjëherë, nuk po mbështesinin as projektet muzikore respektive. Kulmi i fjalëve për ndarje ishte kur Mozzik nuk e uroi publikisht Lorin për ditëlindje dhe nuk u panë askund bashkë në këtë ditë të veçantë, të paktën për reperen.

Ah po, ishte dhe pjesa kur ajo postoi në Instagram foto me një vajzë, dhe tha “do të martohemi”, megjithatë kjo përveçse ndonjë sinjal me nënkuptim, nuk ishte tregues direkt për krizën në marrëdhënien me Mozzik dhe nisjen e një lidhje tjetër.

Gjithsesi, ditën e djeshme ka pasur zhvillime të reja dhe më në fund pas kaq kohësh, Mozzik publikoi në Instagram-in e tij për projektin e fundit të Loredanës, që meqë ra fjala do të jetë një këngë e re që do të pasohet nga nxjerrja e albumit. Pra si në kohët e vjetra (para 2 muajsh) reperi i “2 euro gang” i dha mbështetjen e tij bashlkëshortes.

Por “reagimi” i vërtetë, ishte fakti që ai postoi dhe një foto, ku dukej në prapaskenat e xhirimeve të videoklipit të partneres, fiks si në ato kohërat e vjetra që përmendëm më lart. Dhe meqë argumenti kryesor për ndarjen mes tyre ishte se nuk shiheshin më pranë njëri-tjetrit, Mozzik sikur ka folur me këtë foto, duke thënë “ja ku jemi”.

Pra ja ku e keni, cifti vazhdon të jetë bashkë, ose të paktën kështu mendojmë, megjithëse unë nuk jam i bindur. Ndoshta nëse poston ndonjë foto dhe Loredana, e cila kohët e fundit Instagramin e saj e ka mbajtur tepër Mozzik-free.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje