Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lajmeve për ndarjen, Inva Mula i jep fund të gjitha dyshimeve me këtë foto

Pas lajmeve për ndarjen, Inva Mula i jep fund të gjitha dyshimeve me këtë foto
July 21
09:33 2019

Për disa ditë me rradhë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Inva Mula ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani, madje u aludua se arsyet e kësaj ndarje ishin për shkaqe ekonomike.

Megjithatë, ishte vetë Inva, e ftuar në emisionin “I ftuari”, që i dha fund të gjitha thashethemeve, duke hedhur poshtë lajmin për një divorc, në të njejtën kohë duke hedhur “akuza”, që një keqinformimim i tillë publik për të, bëhej  me qëllim për të njollosur jetën e saj profesionale.

Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde. “- tha sopranoja e njohur në lidhje me mënyrën se si kishte reaguar, kur kishte parë bujën e madhe që kishte bërë lajmi për ndarjen.

Dhe si për ti dhënë fund të gjitha dyshimeve, në lidhje me një divorc të mundshëm nga Ethemi, Inva ka zgjedhur të postojë këtë foto në Instagramin e saj.

 

View this post on Instagram

 

After concert for Gjelosh Gjokaj Fondation

A post shared by Inva Mula (@invamula) on

Çifti shfaqet pas një koncerti ku sporanoja ka qenë pjesë mbrëmjen e djeshme dhe sigurisht, duken larg të qënit dy persona që po ndahen, apo jo?

 

View this post on Instagram

 

After concert for fondation Gjelosh Gjokaj

A post shared by Inva Mula (@invamula) on

Kështu që ja ku e keni, Inva Ethemi dhe vajza e tyre janë një familje më e bashkuar se kurrë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje