Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas lajmeve për krizë në çift, “reagon” bashkëshorti i Rudina Dembacajt

Pas lajmeve për krizë në çift, “reagon” bashkëshorti i Rudina Dembacajt
September 23
09:23 2019

Këtë fundjavë në mediat rozë, qarkulloi lajmi se aktorja e humorit Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, Aleksi, i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Shkak për lajmin fillimisht u bë fakti që moderatorja e “Mos i fol shoferit” nuk postonte më foto nga momentet së bashku me partnerin, prej më shumë se 1 viti, madje dhe në intervistat e fundit ajo i referohej Aleksit si “babai I Viktorias”. Që për mua kjo e fundit nuk tregon shumë pasi ka disa mënyra si mund ta thërrasësh bashkëshortin, gjithsesi…

Më pas burime për portale të ndryshme e konfirmuan krizën në çift, megjithatë vetë Rudina e kontaktuar nuk dëshiroi të flasë për këtë çeshtje, pasi donte ta mbante private në këtë kohë. Lëvizje kjo që ngre dyshime, sepse nëse nuk do të kishte probleme, do të ishin mohuar mënjëherë.

Megjithatë, në një lëvizje tërësisht surprizë, partneri i Rudinës “reagoi” për herë të parë në lidhje me të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, në mënyrën e tij. Pa fjalë por me vepra, ai postoi këto foto në Instagram-in e tij, ku duken qartësisht vajza Viktoria, Rudina që luan me të dhe dy zemra që shoqërojnë fotot.

Pra sipas Aleksit çdo gjë shkon mirë, megjithatë kjo nuk konfirmon që ata nuk janë ndarë, sepse fundja të dy ata duan më të mirën për vajzën e tyre dhe mund të shihen shpesh në shoqërinë e saj. Por derisa të kemi një konfirmim, po zgjedhim të besojmë këto dy zemrat tek fotoja…Deri diku. /Blitz.al/

 

Share