Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas lajmeve në emisionin “ThumbOn”, Ana Lika zbulon të fejuarën e Drilon Hoxhës

Pas lajmeve në emisionin “ThumbOn”, Ana Lika zbulon të fejuarën e Drilon Hoxhës
November 11
12:32 2019

Ditën e djeshme në emisionin “Thumb On”, Agjenti 00Thumb zbuloi se Ana Lika dhe Drilon Hoxha jo vetëm që po rrinë shumë bashkë për shkak se po punojnë për një film, por ndoshta mes tyre ka nisur nisur një romancë.

E ndërkohë që lajmi qarkulloi në mediat online ishte Ana Lika ajo që reagoi e para duke treguar se si qëndron e vërteta.

 

Ana Lika ka përgënjeshtruar lajmin duke u shprehur se ajo dhe Driloni janë dy shokë të mirë sa mjafton ti shohësh bashkë dhe kupton se janë si motër dhe vëlla.

Jo vetëm kaq por Ana ka zbuluar edhe të dashurën e Drilonit si për t’i treguar botës se ajo është thjesht shoqja e tij e ky djali tashmë është i dashururar dhe i lidhur me një tjetër.

Vajza me të cilën është në një lidhje Drilon Hoxha quhet Arela. Duket se lidhaj e tyre është e zyrtarizuar pasi Ana e quan atë “të fejuarën e Drilonit”.

 

Aktualisht dy personazhet tanë janë duke xhiruar një film të ri me regji të Drilon Hoxhës teksa Anna Lika do të jetë një prej aktoreve kryesore./Blitz.al/

Share