Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas krizës emocionale, gjendja e Selena Gomez është përmirësuar dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm

Pas krizës emocionale, gjendja e Selena Gomez është përmirësuar dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm
November 08
14:43 2018

Ky nuk ka qenë një vit i lehtë për këngëtaren e njohur Selena Gomez. Ajo pas ndarjeve, ribashkimeve, problemeve me shëndetin  pati edhe një krizë të rëndë emocionale. Këngëtarja ka qenë e shtruar në spital ku po merrte mjekimet e nevojshme, e njëkohësisht merrte trajtim mjekësor në një qëndër rehabilitimi.

Por burime pranë E!News tregojnë se tashmë këngëtarja e ka rimarrë veten dhe është larguar nga qendra e rehabilitimit duke u kthyer në shtëpinë e saj.

Gjithsesi ajo ka vendosur që të qëndrojë larg punës për disa kohë derisa të ndihet plotësisht mirë. Selena vazhdon të ketë pranë saj mjekët profesionistë që po e ndjekin sepse përveç anës emocionale ajo pati një problem edhe me numrin e qelizave të gjakut që lidheshin me transplantin e veshkave që ajo bëri para 1 viti.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje