Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kritikave të shumta, Rita Ora më në fund konfirmon romancën e saj më të re

Pas kritikave të shumta, Rita Ora më në fund konfirmon romancën e saj më të re
December 06
16:34 2017

Ajo u bë qendra e kritikave, ditën e martë, pas një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqej sëbashku me boksierin e famshëm Conor McGregeor.

Por Rita Ora i ka dhënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit.

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardhë e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikona zemre.

Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushime romatike në Romë, tetorin e vitit të kaluar, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale. /Blitz.al/

❤️last night ❤️

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Shperndaje