Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kritikave, Luana vendosi ta bëjë “si burrat”: Nuk kam nevojë për make up, sepse kam buzëqeshjen e bukur!

Pas kritikave, Luana vendosi ta bëjë “si burrat”: Nuk kam nevojë për make up, sepse kam buzëqeshjen e bukur!
September 06
15:18 2017

Luana Vjollca është padyshim një nga personazhet më të komentuara të ekranit. Vetëm disa ditë më parë, ditëlindja e saj e kaluar në jaht bëri që të gjithë të flasin për të. E ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të në sezonin e ri televiziv, Luana ka vendosur të sqarojë disa skeptikë lidhur me pamjen e saj.

Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar një fotografi ku shfaqet pa  make up në fytyrë dhe ka shkruar: “Nuk ke nevojë për make up kur ke një buzëqeshje të bukur”– dhe kaq kanë dashur fansat e saj për të nisur menjëherë komplimentet e tyre.

Luana e tregoi fytyrën e saj pa tualet duke u bërë ballë komenteve, tani mirë bën të na zbulojë ndonjë detaj për karrierën e saj, meqë dhe sezoni i ri ka nisur në të gjitha televizionet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje