Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Kim Kardashian, është radha e Kendall Jenner të bëjë një përshëndetje special për shqiptarët!

Pas Kim Kardashian, është radha e Kendall Jenner të bëjë një përshëndetje special për shqiptarët!
May 10
15:00 2018

Ajo është një nga modelet më të njohura të momentit për mos llogaritur faktin që njësoj si motra e saj Kylie, edhe Kendall Jenner shumë shpejt pritet të arrijë kreun e Forbes për të ardhurat që arrin të ketë brenda vitit, e që janë marramendëse sigurisht.

Por le të dalim tek pjesa interesante. Vetëm disa kohë më parë, Mario, grimieri pranë motrave Kardashian-Jenner, që është me origjinë shqiptare, bëri të mundur që Kim të fliste pak shqip, duke thënë “Sa bukur Mario”. Video u shpërnda me shpejtësi dhe ende mbetet ndër më të bukurat.

Por se fundmi, po qarkullon tashmë një tjetër video ku shfaqet Kendall duke thënë: “Përshëndetje Shqipëri” dhe dërgon një puthje nëpërmjet kësaj përshëndetjeje.

Priteni tashmë që dhe kjo frazë të kthehet në virale. Kardashian-Jenner, na duan! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje