Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kaq kohësh Tuna ka diçka për të thënë për Dafina Zeqirin!

Pas kaq kohësh Tuna ka diçka për të thënë për Dafina Zeqirin!
September 23
12:25 2017

Në vitin 2010 Tuna dhe Dafina sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën dhe klipin “Vibe”, i cili asokohe u pëlqye dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Por rrjedha e ngjarjeve ndryshoi kur dolën thashethemet e para që vajzat kishin shkëputur mardhënien e tyre dhe shkak për këtë u fol se ishte lidhja e Dafinës me reperin e njohur Ledri Vula ish-in e Tunës.Por le të themi se asnjërës nuk i eci ashtu siç donte. Tashmë kanë kaluar disa vite dhe siç duket  ato i kanë hedhur pas krahëve  zënkat dhe hatërmbetjet.

Dafina ka publikuar para pak ditësh këngën e re “Told ya”  dhe ka qënë Tuna e cila e ka shpërndarë në instagramin e saj duke shkruar: “ E bërë vetë e paguar vetë”, ajo e konsideron si diçka të madhe projektin e koleges së saj duke i dhënë kështu një përkrahje prej kolegeje e shoqeje të vjetër.

Ne na vjen mirë që gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë ata janë rikthyer miqësisë së dikurshme. /blitz.al/

 

Shperndaje