Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kaq ditësh zbuluam më në fund se ‘magjinë’ në ditëlindjen e Lori Hoxhës e ka bërë ‘prekja Kardashiane’!

Pas kaq ditësh zbuluam më në fund se ‘magjinë’ në ditëlindjen e Lori Hoxhës e ka bërë ‘prekja Kardashiane’!
November 17
15:26 2017

Besojmë se të gjithë e mbani mend se rreth një muaj më parë, Lori Hoxha festoi ditëlindjen e saj me tematikën ‘24k magic’ ku mbizotëronte ngjyra e floririt si në dekor ashtu edhe tek veshjet e të ftuarve.

Sot Lori ka zbuluar një foto nga ditëlindja ku ajo shfaq më tepër look-un e saj përsa i përket make-upit dhe modelit të flokëve. Në këtë kujtim shumë interesant nga 24 vjetori ajo ka treguar në Instagram se artisti që ka bërë makeup-in e asaj nate ka qenë pikërisht Ariel, i njohur ndryshe si artisti më pranë familjes Kardashian. Ariel kujdeset për daljet publike të motrave Jenner-Kardashian duke bërë që ato të duken sa më natyrale me produktet kozmetike dhe teknikat që ai përdor.

Epo paska qenë një ‘prekje Kardashiane’ që bëri që Lori të shkëlqejë në ditën e saj plot ndriçim! /Blitz.al/

Shperndaje