Pas “Hitman” vjen një tjetër premierë nga Capital T
April 08
11:51
2016
Këngëtari i njohur Capital T vetëm pak kohë më parë publikoi këngën e tij më të re, “Hitman”. Kënga u pëlqye dhe u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e tij. Nuk ishte aspak e vështirë që “Hitman” të kthehej në hitin e momentit.
Por mesa duket Capital T po punon shumë shpejt. Ai ka vendosur të ndajë me fansat në Instagram një foto, ku informon për fillimin e një tjetër projekti. Këngëtari ditën e diel do të ketë premierën e këngës “Killa” në bashkëpunim me Duda Father Hood.
Fansat shprehen se janë duke pritur me padurim lançimin e këtij projekti.