Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas festës së Kledi Bahitit, aksidentohet Stresi

Pas festës së Kledi Bahitit, aksidentohet Stresi
April 06
14:13 2016

Kledi Bahiti ka festuar datëlindjen e tij mbrëmjen e kaluar,  në një lokal në Elbasan, ku ka mbledhur një rreth të ngushtë miqsh ndër të cilët Flori Mumajesi, Elvana Gjata,Besa Kokëdhima, Klajdi Haruni, DJ Vicky, Bruno. Ata kanë festuar deri në orët e vona të natës, gjë që e kanë treguar edhe në rrjetet sociale me anë të disa video-ve dhe fotove në Instagram, SnapChat dhe Facebook.

Por, pas festimeve diçka e pakëndshme ka ndodhur, pasi Stresi, një nga të ftuarit në festën e Kledit ka pësuar aksident me makinë teksa po kthehej nga Elbasani. Burime pranë reperit thonë se aksidenti nuk ishte me pasoja të rënda për Stresin dhe se ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen, por ajo që ka rëndësi është se Stresi ka dalë i padëmtuar nga ky aksident.

Komento