Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas “Equus”, Igli Zarka e Krist Lleshi vijnë në “Drama e dy karaktereve”

April 16
19:43 2018

 

“Drama e dy karaktereve”, vepra pjesërisht autobiografike e autorit Tennessee Williams, erdhi premierë për herë të parë në Tiranë fundjavën e kaluar në Teatrin Eksperimental, nën interpretimin brilant të Igli Zarkës (Felice- personazhi i mbështetur tek vetë autori) dhe prej Krist Lleshit (Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit).

Gjashtëdhjetë minuta që të lënë pa frymë, vijnë për publikun e kryeqytetit edhe këtë fundjavë, në datat 20,21 dhe 22 prill. Zarka, pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën “Equus” të Peter Shaffer, vitin e kaluar, ka guxuar me një sfidë të re, të duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti.

 

Komento
Shperndaje