Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Encës, zbulohet reperi shqiptar që do t’i bashkohet koncertit të Daddy Yankee-it

Pas Encës, zbulohet reperi shqiptar që do t’i bashkohet koncertit të Daddy Yankee-it
July 23
17:28 2018

Siç dhe mund ta keni marrë vesh që prej fillimit të sezonit veror nga njoftimet e Bashkisë Tiranë, këngëtari i hiteve reggaeton Dura, Gasolina e Despacito, është gati të japë shfaqjen e tij të parë në Tiranë. në datën 27 korrik tek sheshi Skënderbej, i cili do të transformohet për 1 super koncert me “Daddy Yankee”.

Por siç duket, Daddy Yankee dhe stafi menaxhues i këtij koncerti kanë dashur që të bashkohet në skenë edhe disa këngëtar shqiptar për ta plotësuar ashtu siç duhet këtë koncert madhështorë. Pasi Blitz.al zbuloi që një ndër artistët do të jetë Enca sot ka qenë vetë reperi shqiptar Ledri Vula që na ka zbuluar se edhe ai do t’i bashkohet Daddy Yankee-it në shesh për të përformuar hitet e tij që po mbushin klubet këtë verë. Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në Instagram ku duke posteri i koncertit që e gjithë Tirana mezi po e pret.

TIRANA ⚡️🔥🚨 27.07

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Komento
Shperndaje