Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 Pas dy vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i Hollywood-it

 Pas dy vitesh martesë, ndahet çifti i njohur i Hollywood-it
February 16
11:06 2018

Ata konsideroheshin gjithmonë si një ndër çiftet më të bukur të Hollywood-it. Pasi kaluan 7 vite me njëri-tjetrin duket se kanë marrë një vendim që nuk është pritur shumë mirë nga publiku. Po flasim për aktoren Jennifer Aniston dhe Justin Theroux të cilët kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas dy vitesh.

Çifti ka thënë se kanë mundur të ndahen edhe privatisht, por dëshironin që të shmangnin spekulimet dhe për ta më mirë ishte që të vërtetën ta thonin direkt.

“Jemi dy miq të ngushtë, që kanë vendosur të ndajnë rrugët si çift, por të ecin përpara bashkë si miq. Ne jemi të vendosur të ruajmë respektin e thellë dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin,”- thuhet në deklaratën e tyre.

Aniston dhe Theroux u martuan në Las Vegas në një ceremony që ishte secrete në vitin 2015,dhe kjo ndodhi pasi qëndruan në një lidhje prej 3 vitesh. Aniston ka qënë e martuar me aktorin e njohur Brad Pitt ku edhe e përjetoi shumë keq divorcin me të në vitin 2005, pasi Pitt e tradhëtoi atë me Angelina Jolie.   /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje