Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas dy koncerteve, këngëtarja shqiptare shtrohet me urgjencë në spital!

October 23
10:10 2017

Edhe pse në pamje të parë koncertet duken mjaft të thjeshta, – një vokalist, një grup kërcimtarësh dhe një bandë për të luajtur muzikë, – në të vërtetë nuk janë edhe aq të thjeshta.

Përveç incidenteve teknike që mund të ndodhin, gjatë një koncerti këngëtarët mund të lodhin aq shumë zërin e tyre sa do t’u duhet të shtrohen në spital.

Pikërisht kjo i ka ndodhur këngëtares shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka nisur turneun e saj bashkë me Marce Bassy. Derimë tani Bebe ka mbajtur dy koncerte, por i duhet të bëjë pak pushim sepse kordat vokale të saj janë dëmtuar mjaftueshëm sa për të mos performuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja me një postim në Instagram, ku shkruan:

“Jam shumë e hidhëruar për t’ju lajmëruar që jam vënë në një regjim të rreptë vokali. Kështu që nuk do të jem për të performuar këtë periudhë në turne. Ju premtoj që shumë shpejt do të rikthehem fuqishëm”.

Shërim të shpejtë Bebe! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje