Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Dua Lipës, një tjetër talent shqiptar ftohet në emisionin e Jimmy Fallon!

Pas Dua Lipës, një tjetër talent shqiptar ftohet në emisionin e Jimmy Fallon!
October 20
09:06 2016

Emisioni “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon është një nga më të ndjekurit e momentit dhe është një nder shumë i madh për të gjithë artistët që ftohen jo vetëm për një intervistë, por edhe qoftë për të performuar këngët e tyre.

Vetëm përpara disa javësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, pati shansin të ishte një ndër të ftuarat e Fallon dhe menjëherë ky lajm i mirë bëri bujë në rrjete sociale dhe portale shqiptare.

Por mesa duket, Jimmy ka mbetur i kënaqur nga këngëtarja shqiptare dhe ka vendosur të ftojë në emisionin e tij të radhës një tjetër artist shqiptar. Bëhet fjalë për talentin e ri, Albert Stanaj, i cili është duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit në skenat ndërkombëtare. Ai do të jetë pjesë e emisionit në datën 26 tetor.

bnrirpnmeby1ergcad3m

stanaj

Këngëtari e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku duket tejet i lumtur për këtë mundësi. “Akoma e kam të vështirë ta besoj, por Jimmy Fallon më ka ftuar të performoj në emisionin e tij në datën 26 tetor. Qëndroni në pritje…”, – ka shkruar Stanaj.

Edhe ne jemi të lumtur që një tjetër talent shqiptar promovohet në emisione kaq të dashura për publikun. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje