Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Dua Lipës, një tjetër artiste shqiptare ftohet nga Jimmy Fallon

August 21
10:54 2016

...

Rreth dy javë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte e ftuar në programin mjaft të ndjekur amerikan “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. E tashmë duket se një tjetër artiste me origjinë nga Shqipëria do të jetë e ftuara e Jimmy Fallon në programin që karakterizohet nga intervista dhe lojëra gazmore me personazhet. Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila do të jetë e ftuar më 22 gusht së bashku me Martin Garrix.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Instagram. Nuk dihet nëse Bebe Rexha do të intervistohet apo do të performojë, por referuar posterit, me siguri artistja do të performojë bashkëpunimin me Martin Garrix, “The name of love”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje