Pas divorcit ish-bashkëshortët luftë ligjore se kush do të kujdeset për qenin

April 17
19:24
2018
Në një qytet të italisë në Reggio Emilia një qen ka përfunduar në qendër të një betejë ligjore për përkujdesjen. Dy ish-bashkëshortë përkatësisht 38 dhe 31-vjeç kanë vendosur të ndahen në gjykatë në mënyrë konsensuale por ajo që i ka vënë në konflikt është pikërisht qeni i tyre.
Ata nuk kishin fëmijë por kishin një qen që e donin shumë dhe tani po luftojnë për kujdestarinë e tyre. Do të jetë gjyqtari ai që do të krijojë kushtet dhe do të vendosë, fiks siç bëhet edhe me fëmijët. Cili do të ketë kujdesin e përditshëm dhe cili do ta marrë vetëm në fundjavë.
/Blitz.al/