Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas divorcit, Angelina Jolie transferohet në një shtëpi të re pranë familjes Kardashian

Pas divorcit, Angelina Jolie transferohet në një shtëpi të re pranë familjes Kardashian
October 05
11:28 2016

Angelina Jolie është larguar zyrtarisht nga Malibu dhe tani ka marrë një vilë me qira në zonën e “Hiden Hills”, shumë pranë banesës së familjes së madhe Kardashian.

Sipas burimeve të “Hollywood life” bëhet me dije se Angelina Jolie paguan rreth 30 mijë dollarë në muaj për këtë shtëpi, e cila ka gjashtë dhoma gjumi, tetë banja, një dhomë për verë, dy pishina të mëdha dhe sigurisht një oborr gjigant. Jolie ka menduar se fëmijëve të saj u duhej një shtëpi me të njëjtat përmasa si gjithmonë që këta të fundit të ndihen komodë dhe të mos kenë probleme me përshtatjen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje