Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas deklaratës së Majk se Majlinda nuk e lejon të takojë djalin e tij, flet vetë ajo!

Pas deklaratës së Majk se Majlinda nuk e lejon të takojë djalin e tij, flet vetë ajo!
December 05
10:31 2018

Ditën e djeshme reperi i njohur Majk ka bërë një deklaratë kunderejt nënës së djalit të tij, Majlinda Zekës. Ai është shprehur se Majlinda nuk e lejon që të takojë djalin e tij pasi ata janë të ndarë.

Pas kësaj, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Majlindës, e cila ka bërë një postim në Instagram ku ka treguar se Majk nuk është kujdesur për të birin, dhe veç kësaj ajo e kërcënon se do ti publikojë një padi që ka bërë reperi.

“Aspak e vërtetë, po e them unë si nënë. Çfarë të pres nga një njeri që nuk kujdeset as për fëmijën e vetë. Jo që unë e ndaloj me pa si çdo nënë edhe unë kam dëshirë për fëmijën tim të rritet dhe në frymën e babait. Po shpenzimet që nga lindja e djalit deri tani, nevojat financiare i merr përsipër vetëm familja ime. A e meriton ti me e pa? Dhe mos të flas më tepër të tregoj çfarë padie ke bërë me këtë që  the mund edhe ta publikoj.”- ka shkruajtur ajo.

Por duket se nuk e ka lënë me kaq, Majlinda ka fshirë postimin në Insta Story dhe ka bërë një postim më të qartë në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të Roanit të sapolindur dhe përbri saj shkruan:

“Asnjëherë nuk kam dashur që problemet ose shqetesimet ti bej publike, aq më pak ato të cilat kanë të bëjnë me Roanin, kam heshtur gjithmonë në lloj lloj situate, por nuk do të hesht kësaj radhe kur dikush e përdor famën për të ” arsyetuar” mosveprimet e duhura.
Një person i cili e ul çdo femer pasi e përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për tu bërë avokat i askujt , por vetëm të them publikisht që kam forcë, guxim, dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës.
Për mua Roani është bota ime, do të doja shumë të ishte kështu edhe për babin e tij, sepse pikerisht jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam paramendu që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do të bëhet ” vegël” për të thënë të pa vërteta.
Ky ” serial” ka fillu me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar, dhe pastaj për të dytën herë për ti vënë dilemë kësaj të vërtetë !
Nuk ka asnjë qenie që e pranon ndarjen shumë normale, por jo edhe tendencat e tilla për të më lënduar e thyer sa herë që i duhet dikuj të bëjë lidhje tjeter, dhe pastaj kur të jetë i lirë të thotë që nana e ndalon me pa fëmiun…
U përgjigje para komentuesve, po si do i përgjigjesh ndërgjegjies tënde ose kur djali të rritet e të pyet për të gjitha këto drama që do mbesin dëshmia më e mirë në Internet? Ndoshta edhe atëherë fajin do e adresosh te unë, por shpresoj që të troket ndërgjegjia një ditë e për hir të gjakut tend e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmiut tënd pa rahati në fëmijërinë e tij.
Zoti do të na gjykoj secilin aq me shumë në këtë rast mua si nanë e ty si baba, e deri atëherë më mirë të mos i arsyetohemi askujt, vetëm vetes karshi Roanit. E unë për këtë do jetoj shumë e qetë derisa edhe jetën jam e gatshme ta fal për TË. E ta permbush çdo zbrazëti të tij, sado e vështirë të jetë.
Njerëzinë dhe karrierën kisha sugjeruar ti mbash larg njëra tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je e që tregon që brënda teje zgjohet një ndërgjegjie jo e pastër duke e arsyetuar veten përmes postimeve.”

Majk dhe Majlinda nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, por mesa duket tani kanë vendosur ti shpallin publikisht njëri tjetrit luftë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje