Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas debatit me Mustafa Nanon, Dritan Shakohoxha flet për Ilda Bejlerin: “Nuk duhet të diskutohet veshja, ajo është super gazetare!”

Pas debatit me Mustafa Nanon, Dritan Shakohoxha flet për Ilda Bejlerin: “Nuk duhet të diskutohet veshja, ajo është super gazetare!”
June 09
09:45 2018

Debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit ka bërë mjaft bujë në media. Gjithçka nisi nga komenti i Nanos për veshjen e Bejlerit, ku më pas u përballëm me një diskutim të gjatë, i cili u bë mjaft viral.

Ditën e djeshme komentatori i njohur i futbollit dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper”.

Përveç gatimit dhe bisedave përsa i përket Kampionatit Botëror, Shakohoxha është pyetur nga moderator nëse duhet diskutuar tema e veshjes së Ildës apo gazetareve të tjera sportive.

Por ai është shprehur se Ilda është super gazetare, shumë profesioniste dhe ka një karrierë 13 vjeçare në Gazetari, kështu që sipas tij nuk ka nevojë të diskutohet aspak për veshjen e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje