Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas dasmës përrallore është koha për muaj mjalti, ky është destinacioni që kanë zgjedhur Duka dhe Dukesha e Sussexit

Pas dasmës përrallore është koha për muaj mjalti, ky është destinacioni që kanë zgjedhur Duka dhe Dukesha e Sussexit
May 21
09:56 2018

Pas një dasme e cila u ndoq nga miliona njerëz nga e gjithë bota dhe u komentua pa fund ka ardhur momenti që të zbulojmë atë që tashmë është kthyer në një traditë. Ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Princ Harry dhe Meghan Markle?

Çifti i sapomartuar duket se kanë zgjedhur një vend jo të zakonshëm e kjo ndoshta edhe pritej. Në mediat e huaja shkruhet se ata do të udhëtojnë drejt juperëndimit të Afrikës në Nambi.

Princ Harry shkruhet se ka bërë rezervimin e hotelit para disa muajsh dhe nata kushton 600 euro. Ai është një nga atraksionet fantastike në Hoanib Valley Camp dhe duket se Harry do  ta shijojë këtë mrekulli me Meghan vetëm pak ditë pas një lodhjeje për përgatitjet dhe dasmën e madhe që organizuan.

Nevojiten 4 orë me udhëtim me makinë nga vendi më i afërt në Nambi që të mbërrish tek ky vend përrallor i cili konsiderohet edhe si vend i rrezikshëm. Por ashtu siç rrezikuan  gjatë gjithë kohës që ishin bashkë Meghan dhe Harry do të rrezikojnë edhe për muajin e mjaltit.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje