Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Ariana Grande-s, Alketa Vejsiu “peshkon” një tjetër personazh të njohur!

Pas Ariana Grande-s, Alketa Vejsiu “peshkon” një tjetër personazh të njohur!
September 24
12:59 2017

Pak javë më parë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu postoi disa foto dhe video nga koncerti i Ariana Grande në turneun, “The Dangerous ëoman Tour” e madje, në një prej fotove të postuara nga Vejsiu, ajo shfaqej pranë këngëtares së njohur.

Duket se këtë vit Alketa i ka vënë si qëllim vetes të takojë e të pozojë me disa nga njerëzit më të njohur të ekranit.

Pas Ariana-s e ka rradhën një tjetër emër i njohur i ekranit italian: moderatoja e njohur italiane, Paola Perego.

Në fakt, edhe Alketa, edhe Paola kanë postuar foto me njëra tjetrën e madje, moderatorja shqiptare shkruan: “Sharmi dhe personaliteti yt ishin më të bukur të parë nga afër. E lumtur që të njoha!”
Perego është një nga moderatoret më të njohura italiane, e cila ka drejtuar një sërë emisionesh si “Buona Domenica”, “Lo show dei record [Guiness]”, “Forum” e tashmë drejton programin e së dielës në Rai 1, “Domenica In”.

Tani, të presim kë do të kapë tjetër “rrjeta” e Alketës! /Blitz.al/

 

Shperndaje