Blitz

 Breaking News

Pas Alban Musës largohet nga “Rreze Dielli” edhe Suada Daci! Çfarë ndodhi?

Pas Alban Musës largohet nga “Rreze Dielli” edhe Suada Daci! Çfarë ndodhi?
April 19
14:33 2020

Emisioni “Rreze Dielli” pëson ndryshimin e dytë në mes të sezonit televiziv.

Pas largimit të Alban Musës edhe Suada Daci, moderatorja e prezantuar si risi këtë fillimshtatori tërhiqet nga moderimi i këtij programi.

Pak javë pasi Albani deklaroi dorêheqjen edhe Suada ka vendosur të largohet nga programi i mëngjesit për tê cilin punonte prej gati 8 muajsh.

Në një prononcim për “Revista Who” Daci është shprehur kështu: “Kur një punë të kthehet në ‘detyrë shtëpie’, më mirë është të heqësh dorë prej saj. Dhe në të tilla raste është mirë t’u japësh kohë gjërave, por mbi të gjitha vetes. Bashkë do të dëgjohemi çdo ditë në radion kombëtare “Club Fm” ku bashkë me Enkel Demin do të vazhdojmë në “Makinë me dy timonë”. Dua të falenderoj me zemër të gjithë të gjithë të ftuarit e mi, të cilët pranuan të ishin pjesë e programit edhe pse nën një logo të vogël. Respekt maksimal për dy kolegët e zemrës Alban Musa dhe zonjën Vjollca, ka qenë kënaqësi puna me dy qytetarë”, – përfundon ajo.

Aktualisht moderimin e “Rreze Dielli” krah zonjës Vjollca e ka marrë Katerina Trungu. Prej fillimi të tij, “Rreze Dielli” ka ndryshuar disa moderatorë.

 

Share