Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas akuzave se kopjon Naomi Campbell, reagon më në fund Kim Kardashian

Pas akuzave se kopjon Naomi Campbell, reagon më në fund Kim Kardashian
March 25
19:42 2019

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi me foto që dëshmonin se Kim Kardashian kishte zgjedhur të njëjtat veshje që Naomi Campbell kishte veshur në vitet ’90.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajtën një kopjim veprimin e Kim, pasi nuk bëhet fjalë për një rast, por për shumë të tilla.

“Hera e parë është një aksident. Hera e dytë është rastësi. Hera e tretë është kopjim”- shkruhej në një postim në Twitter që u bë më pas viral gjithandej.

Kim vendosi më në fund që t’u kthejë përgjigje të gjitha aludimeve dhe akuzave me një postimi në Instagram.

Ajo ka postuar një seri fotografish nga martesa e Chance the Rapper, ku mbante veshur një nga fustanet e Naomi-t, të veshur vite më parë.

“Naomi Përgjithmonë”-shkruan ajo në mbishkrimin bashkangjitur fotos së publikuar./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje