Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas aksidentit të Gjikos, reagon Elita Rudi me fjalët më të ëmbla: “Qëndro afër meje gjithmonë!”

Pas aksidentit të Gjikos, reagon Elita Rudi me fjalët më të ëmbla: “Qëndro afër meje gjithmonë!”
August 07
20:02 2017

Një aksident automobilistik mund të kishte qenë fatal për reperin e njohur Gjiko, duke pasur parasysh se makina me të cilën ai po udhëtonte, pas përplasjes kishte pësuar dëme të jashtëzakonshme.

Fatmirësisht, Gjiko është shëndoshë e mirë dhe këtë e ka lajmëruar vetë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale. Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një reagim nga e dashura e tij e zemrës, Elita Rudi, e cila pasi ka ndarë një foto shumë të ëmbël të të dyve ka shprehur disa fjalë çliruese, pasi sidomos ajo ka kaluar një moment shumë të vështirë.

“Dashuria ime pa kushte! Faleminderit Zot! Qëndro afër meje gjithmonë Gjiko!” – ka shkruar ajo ndërkohë që të gjithë ndjekësit e saj kanë shprehur urimet e tyre të rastit. /Blitz.al/

Shperndaje