Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas aksidentit, Gjiko i dhuron vetes një super-makinë! Me atë rast, surprizon edhe Elita Rudin

Pas aksidentit, Gjiko i dhuron vetes një super-makinë! Me atë rast, surprizon edhe Elita Rudin
August 11
08:03 2017

Vetëm pak ditë më parë, mediat shkruan rreth një aksidenti ku ishte përfshirë edhe reperi Gjiko, i cili është ndër më të njohurit e më të dashurit e momentit. Fatmirësisht Gjiko nuk pati asnjë dëm fizik përveç makinës që u shkatërrua plotësisht.

Ai ka vazhduar me turin e tij të koncerteve dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë në Prishtinë së bashku me Nora Istrefin për të kënduar edhe hitin e tyre “Gabime”. Por përpara koncertit, siç e do zakoni, ai ka shkuar në shtëpinë e moderatores Elita Rudi, të dashurës së tij, për ta marrë këtë të fundit me makinë. Teksa Elita ka zbritur është habitur që Gjiko po ngiste një makinë fringo të re të tipit “Porsche Cayenne” dhe sipas një kërkimi të thjeshtë që bëmë ne të Blitz.al kjo makinë kushton minimalisht 60.000 euro në tregun e makinave.

***

***

“Ç’ka është kjo beb?” – i thotë Elita e habitur në videon që ka postuar në Instastory, ndërkohë që Gjiko vetëm qesh dhe i thotë se as ai vetë nuk e di.

Epo, ta gëzosh Gjiko dhe me kujdes këtë herë! /Blitz.al/

Shperndaje