Blitz

 Breaking News

Pas 8 vitesh me titullin “Mjeshtër i madh”, qeveria i akordon pensionin e posaçëm Jorgo Papingjit

Pas 8 vitesh me titullin “Mjeshtër i madh”, qeveria i akordon pensionin e posaçëm Jorgo Papingjit
January 13
19:50 2020

Ishte një rrëfim që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ai i autorit të teksteve të qindra këngëve, Jorgo Papingji, të cilit i është akorduar me meritë titulli “Mjeshtër i madh”, por nuk e merrte pensionin e veçantë, ashtu sic marrja e këtij vlerësimi parashikon.

Sot qeveria ka vendosur t’i akordojë dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Jorgo Papingji, që është në masën e katërfishit të pensionit social. Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare, si më poshtë:

 

Për ju që nuk e mbani mend, në një intervistë televizive tetorin e kaluar, Papingji i prekur dhe i përlotur deklaroi se ishte peng i jetës së tij mos akordimi i këtij pensioni dhe pyeste se ku shkonte.

Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra, fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë! Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në çdo tavolinë që rri me njerëzit, në çdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share