Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas 8 vitesh, Ermali kthehet në vendin ku shkonte me Dr.Florin!

Pas 8 vitesh, Ermali kthehet në vendin ku shkonte me Dr.Florin!
October 14
09:07 2019

Gati 5 vite kanë kaluar që kur artisti i njohur, Dr.Flori, u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh tek familjarët e tij, miqtë e afërt dhe sigurisht tek fansat dhe publiku që ende i këndojnë këngët e reperit.

Një prej shokëve të tij më të mirë, i cili yani shpesh herë e kujton me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe jo vetëm, ishte Ermal Mamaqi. Aktori i humorit para disa orësh ka zgjedhur ta kujtojë Florin me anë të një vizite, në të njejtin vend ku ata shkonin bashkë 8 vite më parë. Në Instagam-in e tij ai ka postuar dy foto, ku në njërën shfaqet në shoqërinë e mikut të tij të ndarë nga jeta, sigurisht duke buzëqeshur dhe në tjetrën është vetëm, në të njejtin lokal dhe në të njejtën tavolinë.

Bashkangjitur me fotot Mamaqi shkruan: “Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë…Rrugës për në Përmet, ndalova tek i njejti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njejta tavolinë, të njejtat karrige. I paharruar Dr.Flori”.

Përveç ish-moderatorit të “Xing”, të shumtë janë ata të cilët kujdesen që Dr.flori të mos harrohet, me anë të dedikimeve në rrjetet sociale, por mbi të gjitha është muzika e tij që ende dëgjohet, madje më shumë se më parë. /Blitz.al/

Share